Plagosi drejtorin e policisë bashkiake, arrestohet 19-vjeçari i dyshuar

Plagosi drejtorin e policisë bashkiake, arrestohet 19-vjeçari i dyshuar

Ilirjan Hasanaj, 19-vjeçari i dyshuar për atentatin ndaj kreut të drejtorisë së policisë bashkiake në Malësinë e Madhe, është arrestuar nga policia ditën e sotme. Ilirjan Hasanaj, banues në lagjen “Tepe”, Shkodër, është djali i ish- policit, Arben Hasanaj, cili një ditë më parë për një prononcim për mediat i kërkoi djalit të dorëzohej.

Dyshohet se Ilirjani qëlloi me një plumb në kokë dhe dy në trup Mentor Hasanaj, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën në spital, ndërkohë që u plagos edhe babai i tij.

Mësohet se Ilirjani e ka pranuar krimin në komisariat, por arma nuk është gjetur pasi ai ka refuzuar ta tregojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy