Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Llogara. Një kamion që ishte i ngarkuar me hekur është aksidentuar teksa zbriste në Qafën e Llogarasë në drejtim të Dhërmiut.
Sipas informacioneve të para, besohet se mjeti ka pasur defekt në frena, dhe ka detyruar shoferin të evitojë daljen nga borduret anësore dhe është përplasur me shkëmbinjtë që ta mbaj makinën në rrugë dhe mos të përfundoj në humner.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar mrekullisht nga ngjarja, çka mund të ishte fatale për shkak të terrenit të vështirë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa aksi rrugor u bllokua për të shmangur aksidentet e tjera.
