Kishte mbjellë kanabis në oborr, e thante në magazinë/ Arrestohet një person në Krujë

Kishte mbjellë kanabis në oborr, e thante në magazinë/ Arrestohet një person në Krujë

Finalizohet nga policia e Krujës operacioni i koduar “Spot”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, duke vënë në pranga një person i cili ishte kultivuar kanabis në oborrin e banesës së tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Spot”.   

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 43 vjeç, banues në Thumanë.  

43-vjeçari kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij dhe në afërsi të saj kishte përshtatur një ambient (magazinë), për tharjen e bimëve narkotike.   

 Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë gjetën rreth 4.9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, shërbimet e policisë asgjësuan me anë të djegies bimët narkotike që ishin kultivuar në këtë hapësirë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy