I sekuestrohet armë dhe municion luftarak, arrestohet 38-vjeçari në Lezhë

I sekuestrohet armë dhe municion luftarak, arrestohet 38-vjeçari në Lezhë

Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, ka siguruar informacion se një shtetas mbante armë zjarri pa leje.

Si rezultat i administrimit të informacioni, është finalizuar operacioni policor i koduar “Befasia”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

Bardhok Ndrejaj., 38 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë, 1 armë gjahu dhe sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy