
Një punonjës i Bashkisë Fushë-Arrëz është arrestuar, pasi në mënyrë të përsëritur, ka fyer dhe ka përndjekur në rrjete sociale një 38-vjeçar, punonjës në të njëjtin institucion.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan shtetasin P. L., 61 vjeç, banues në Fushë Arrëz, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz, pasi ka kallëzuar shtetasi A. D., 38 vjeç, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz, se 61-vjeçari, në mënyrë të përsëritur, ka fyer dhe ka përndjekur në rrjete sociale, 38-vjeçarin dhe familjarët e tij, si dhe ka shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumente zyrtare. Vijojnë hetimet mbi këtë kallëzim”.



