Policia e Durrësit ka vënë në pranga një të ri, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Vullneti Neli, 30 vjeç, banues në Rrashbull të Durrësit u vu në pranga pasi u kap duke ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij, 31 vjeçares, F.N.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Dhunë në familje".



