Shisnin kokainë, arrestohen tre persona në Shkodër

Shisnin kokainë, arrestohen tre persona në Shkodër

Tre persona, të cilët shisnin kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës, u arrestuan në flagrancë me doza kokaine në automjet, në kuadër të operacionit "Tempulli". 

Në pranga ranë Sh. E., 21 vjeç, S. Q., 20 vjeç dhe  K. S., 17  vjeç, të tre banues në Shkodër. 

NJOFTIM 

Sekuestrohen doza të lëndës narkotike kokainë dhe automjeti që përdornim këta shtetas, për këtë veprimtari kriminale. 
Vijon puna për kapjen e një shtetasi që dyshohet se bashkëpunonte me 3 të arrestuarit, për të shitur dozat e kokainës. 
Në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë vijuar punën në terren, të mbështetur nga inteligjenca policore, për goditjen e rasteve të prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike, në ambiente të ndryshme.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike, në qytetin e Shkodrës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar tip “Renault” në të cilin ishin 3 shtetas. Gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 
Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë poseduesit e dozave të kokainës, shtetasit: 
 Sh. E., 21 vjeç, S. Q., 20 vjeç dhe  K. S., 17  vjeç, të tre banues në Shkodër. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas shitnin doza lënde narkotike kokainë, në qytetin e Shkodrës, bashkë me shtetasin Xh. C., 21 vjeç, banues në Shkodër, i cili është shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy