
Një 41-vjeçar me banim në Itali ka rënë në prangat e Policisë së Vaut të Dejës. “Blutë” raportojnë se shtetasi L.M., ka dhunuar gruan.
“Komisariati i Policisë Vau i Dejës arrestoi shtetasin L. M., 41 vjeç, banues në Itali, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”.
Ndërkaq, një tjetër është proceduar për dhunë ndaj babait.
“Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. Th., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij”.



