
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim, lidhur me ngjarjen e ndodhur dje në lagjen "Guerile", ku është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij shtetasi P. L., 47 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi P. L., gjatë kryerjes së disa punimeve në oborrin e shtëpisë, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, çka ka sjellë humbjen e jetës.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.



