Nis muaji i shenjtë i Ramazanit/ Gurra: Agjërimi, ringritje shpirtërore për të gjithë besimtarët (VIDEO)

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit/ Gurra: Agjërimi, ringritje shpirtërore për të gjithë besimtarët (VIDEO)

Ka nisur sot muaji i shenjtë i Ramazanit dhe në orët e para të këtij mëngjesit besimtarët kanë nisur agjërimin.

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, i ftuar në studion e edicionit të lajmeve në MCN TV, muaji i shenjtë, personifikon ringritjen morale e shpirtërore për të gjithë pa përjashtim.

Ramazani është ringritje e cila përgjatë 30 ditëve është e domosdoshme për çdo njeri dhe besimtar. Ajo nuk është obliguese vetëm për myslimanët, por është një ringritje moral, shpirtërore, për të gjithë.

Çdokush e ka të domosdoshme një ringritje, ka prej atyre që nuk e kanë mundësinë për të madhëruar të gjithë muajin, dhe brenda këtij muaji janë ditët e caktuara për agjërim, shumica e kanë të pamundur dhe preferojnë që të agjërojnë në këto ditë të caktuara.

Ramazani është ndër adhurimet më masive dhe më me ndikim në shoqërinë tonë.  

Ish-myftiu Gurra, shpreh bindjen se përgjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit, lypset një vëmendje më e madhe nga institucionet vendore për të krijuar një atmosferë sa më festive në vend.

Shtrati harmonik fetar nuk e ka cenuar tërësinë e vet fetare në vend, por meqë është harku i një muaji dhe do të ishte mirë dhënia e një atmosfere më gazmore, më festive, më gjithëpërfshirëse. 

Në këtë rast, pos institucioneve vendore, duhet edhe vet institucioni i myslimaneve, KMSH, të hedh hapat qoftë nga pikëpamja financiare, legjitime, organizative, dhe tu paraprijë organizimeve brenda kapaciteteve të veta, që ti jap një atmosferë më festive, më të ndjeshme përtej, jo vetëm agjëruesve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy