Vrau me 20 herë me thikë një maroken në Bruksel, shqiptari justifikohet se u mbroj

Vrau me 20 herë me thikë një maroken në Bruksel, shqiptari justifikohet se u mbroj

Ka dal para gjykatës i riu shqiptar që vrau me thikë një maroken në një kafene ku ai punonte si badigard në zonën Alhambra, të Brukselit

Ai është arrestuar në kufirin Serbo-Hungarez disa javë më vonë, pasi kreu vrasjen në 11 gusht të këtij viti.

Sipas gazetës belge “La Dernière Heure”, është konfirmuar më pas edhe nga prokurorët belg dhë këtë të premte Robert F. ka dalë para gjykatës.

“Ai u ekstradua në Belgjikë dhe u arrestua në 7 Tetor,” konfirmon prokurori belg. Një burim pranë ngjarjes tha se Robert F goditi me thikë të paktën 20 herë në të gjithë trupin marokenin dhe sipas tij ishte më shumë “një agresion se sa vetëmbrojtje”.

Ndërkohë për të justifikuar vrasjen, i riu shqiptar tha se u mbrojt ndaj viktimës, i cili në fakt ishte një agresor, i pajisur me armë të ftohtë dhe nën ndikimin e alkoolit e drogës.

Sipas dëshmisë së shqiptarit i cili mendohet të jetë 20 vjeç, marokeni e sulmoi në fillim pa asnjë arsye me thikën e tij, e si rezultat Robert F. mori thikën në tokë për ta goditur kundërshtarin e tij për vdekje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy