Hetimet për kultivim kanabisi vënë në pranga një person në Lezhë, i gjendet dhe armë

Hetimet për kultivim kanabisi vënë në pranga një person në Lezhë, i gjendet dhe armë

“Forbidden” u kodua një operacion i policisë së Lezhës, gjatë të cilit u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura, duke vënë në pranga një person.

I arrestuari është A. N., 53 vjeç, banues në fshatin Krajen, i cili u ndalua për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve sportive dhe gjuetisë”.

Prangosja e tij u bë pasi nga hetimi disa javor, rezultoi se kishte kultivuar në ambient të hapur, në fshatin Krajen, Lezhë, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies nga shërbimet e policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, 53-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan gjithashtu, një sasi fishekësh arme gjahu, pa leje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy