Dy persona kanë mbetur të plagosur në dy konflikte të ndryshme në Fushë Krujë brenda dy orësh.
Pasditen e djeshme, rreth orës 15.00 në lagjen “Punëtori”, u shënua një konflikt me një të dëmtuar, Aurel Doda, 36 vjeç.
Ndërkohë nga ana e uniformave blu u bë arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, Shkëlqim Curaj, 49 vjeç.
Gjithashtu rreth orës 16:00 të ditës së djeshme, në rrugën e Stafukëve në afërsi të Urës së Gjolës ka ndodhur një aksident, i cili dyshohet si pasojë e një konflikti ndërmjet pronarit të mjetit Donald Caca me targe AA828MV dhe drejtuesit te mjetit Ardjan Xheka me targe AA108 TJ.
Nga ky konflikt ka përfunduar në Spitalin e Traumës, Ardjan Xheka.
Sakaq policia ka shpallur në kërkim vëllezërit Donald Caca dhe Halil Caca.
