Situata me zjarret paraqitet problematike në bashkinë Finiq, ku forcat operacionale me vështirësi punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit.
Siç raporton korrespondentja e MCN nga Gjirokastra, prej pasdites flakët janë përhapur edhe në zonën e Mesopotamit, farë pranë Finiqit.
Raportohet se era po favorizon përhapjen e tyre duke iu drejtuar edhe banesave.
Në zonë janë aktive dy vatra zjarri ndërsa terreni ua ka vështirësuar punën zjarrfikësve.



