Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Rinas. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar plagosjen e tre personave.
Mësohet se mjetet e përfshira në aksident janë një fuoristradë dhe një kamion. Njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.



