Tentoi t’i vidhte shpendët, pronari i shtëpisë bën për spital 54-vjeçarin në Kuçovë

Tentoi t’i vidhte shpendët, pronari i shtëpisë bën për spital 54-vjeçarin në Kuçovë

Një 54-vjeçar me iniciale L.B. ka përfunduar në spital pasi është dhunuar nga pronari i shtëpisë në të cilën ai kishte hyrë për të vjedhur disa shpendë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 janari” në Kuçovë.

Sipas njoftimi të policisë, 54-vjeçari është pikasur nga pronari i shtëpisë B.SH., 22 vjeç dhe mes tyre ka ndodhur një konflikt.

Reagimi i Policisë: Gjatë natës, në lagjen “11 Janari”, Kuçovë, shtetasi L.B., 54 vjeç, banues në Kuçovë, dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit B.Sh., 22 vjeç, banues në Kuçovë.

Në tentativë për të vjedhur disa shpendë, shtetasi L.B, është konstatuar nga pronari i shtëpisë B.Sh., ku më pas janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Gjatë konfliktit është dëmtuar autori shtetasi L.B., i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy