
Një 21-vjeçar ka rënë në pranga, pasi dyshohet se përmes identitetit të rremë ka mashtruar në mënyrë të përsëritur, disa qytetarë për t’iu marrë para.
“Me identitet të rremë, dyshohet se ka mashtruar në mënyrë të përsëritur, disa qytetarë, për t’iu marrë para, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari. Ai u arrestua në flagrancë, në momentin që shkoi për t’i marrë një shumë parash, një 26-vjeçareje, të cilën e kishte mashtruar dhe më parë.
Pas kallëzimit të një shtetaseje, se ishte mashtruar nga një shtetas, të cilit i kishte dhënë disa herë, shuma parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë nisur punën për kapjen e autorit, i cili përdorte identitet të rremë, si dhe për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Si rezultat i veprimeve operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Strategjia”, u arrestua në flagrancë, teksa po i merrte një tjetër shumë parash, denoncueses, shtetasi E. H., 21 vjeç, banues në Paskuqan. Vijojnë hetime për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që mund të ketë kryer 21-vjeçari”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



