Shpërthejnë në flakë tre makina në parkingun e një pallati te Liqeni i Thatë

Shpërthejnë në flakë tre makina në parkingun e një pallati te Liqeni i Thatë

Tre makina janë shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm në Tiranë, në zonën e Liqenit të Thatë.

Paraprakisht bëhet me dije se fillimisht ka shpërthyer në flakë një prej mjeteve të parkuara, e më pas dy mjetet e tjera ngjitur me të. Ngjarja ka ndodhur në një pallat në ndërtim e sipër. Tre mjete kanë qenë të parkuara në garazhin e tij.
Informacion paraprak/ Tiranë

Më datë 02.02.2021, rreth orës 00:50, në rrugën e “Dibranëve”, si pasojë e një shkëndije elektrike në njërin prej mjeteve, në garazhdin e një pallati në ndërtim, janë djegur 3 mjete në pronësi të shtetasve B. C, S. T, dhe N. B, si dhe është dëmtuar pjesërisht mjeti në pronësi të shtetases S. L.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy