
Një vajzë e mitur në Vlorë ka bërë denoncim në polici në ngarkim të një djali të cilin e akuzon për marrëdhënie seksuale me dhunë.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në ngarkim të shtetasit E. K., 19 vjeç, banues në Vlorë.
Nisja e hetimeve u bë pasi ka bërë kallëzim një shtetase 15 vjeçe, se në muajin nëntor të vitit 2021, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.
Aktualisht nga ana e uniformave blu, po punohet për kapjen e shtetasit E. K.



