Moti i keq, policia: Zbatoni me rigorozitet rregullat e qarkullimit

Moti i keq, policia: Zbatoni me rigorozitet rregullat e qarkullimit

Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gatë lëvizjes në akset problematike për shkak të reshjeve. Policia bën me dije se, si pasojë e motit të keq janë vënë në gjendje gatishmërie edhe forcat speciale “Shqiponja” dhe FNSH.

Njoftimi

Moti i keq në vend, shërbimet e Policisë në terren dhe në gatishmëri, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve, në rast nevoje.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në të gjitha rrugët e vendit, për të menaxhuar trafikun dhe për të orientuar drejtuesit e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore.
Në gatishmëri janë edhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, patrullat e përgjithshme dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Gjithashtu, SPZ-të janë shpërndarë në zona dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me kryetarët e fshatrave dhe me administratorët e njësive administrative.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve, që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.
Drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve të ndjekin dhe të zbatojnë me rigorozitet udhëzimet e Policisë Rrugore dhe të telefonojnë në numrin 112, për problematikat që mund të hasin gjatë udhëtimit të vështirësuar, për shkak të motit të keq.
Të gjitha rrugët monitorohen nga makinat inteligjente, radarët automatikë dhe patrullat e lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të pauniformuara, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy