Mashtronte qytetarët për marrje kredish, arrestohet 24-vjeçari

Mashtronte qytetarët për marrje kredish, arrestohet 24-vjeçari

Një person ka rënë në prangat e policisë në Këlcyrë pasi akuzohet për mashtrim të qytetarëve në marrjen e kredive.

Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bënë të mundur kapjen e shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Këlcyrë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, me vendimin e datës 02.02.2022, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Mashtrimi në kredi".

Ky shtetas, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë (të cilët janë arrestuar nga Policia), duke u prezantuar si punonjës të një fondacioni që krijon lehtësira për të marrë kredi, kanë mashtruar një shtetas tjetër, banues në Elbasan, duke i kërkuar një shumë parash. 24-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy