Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur në Fier me qëllim ekstradimin në Itali, i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.
Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 74”, u vu në pranga Elvis Ziu alias Renato Ziu, 43 vjeç, banues në Fier.
43-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Cantalissetta, Itali, me vendimin e datës 1 shtator, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.



