Makina përplaset me motorin në Devoll, dy të plagosur

Makina përplaset me motorin në Devoll, dy të plagosur

Aksident me pasojë dy persona të plagosur është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në Devoll të Korçës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, në fshatin Barçanj, ku motomjeti me drejtues shtetasin  I. Sh., 30 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Toyota", me drejtues shtetasin A. K.,  72 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy