
Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy makinave në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Aksidenti është shënuar rreth orës 16:00, në Poçem, ku automjeti me drejtues shtetasin B. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. A.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi L. A., dhe dy pasagjeret në automjete, shtetaset M. H., 44 vjeçe dhe E. A., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



