Vranë me thikë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh, shtyhet seanca gjyqësore për 4 të miturit

Vranë me thikë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh, shtyhet seanca gjyqësore për 4 të miturit

Është shtyrë sërish seanca në Gjykatën e Elbasanit ndaj katër të miturve, të cilët vranë me thikë bashkëmoshatarin e tyre Fatjon Bici, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2023, në qytetin e Gramshit.

Shkak për shtyrjen u bë mungesa e njërit prej anëtarëve të trupit gjykues, për shkak të problemeve shëndetësore.

Tashmë trupi gjykues ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët, vendim i cili është kundërshtuar nga familjarët e viktimës. N

ë seancën e sotme pritej pretenca e prokurorit.

Në rastin e një gjykimi të shkurtuar 4 adoleshentët të cilët akuzohen për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim” rrezikojnë dënimin deri në 8 vite burg, ndërsa në një gjykim normal ata nuk do të mund të dënohen më shumë se 12 vite burg, siç parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur.

Mbi katër të miturit rëndon akuza “vrasje me rrethana  të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy