I vodhën paratë të moshuarit në Vlorë, familjarët hedhin poshtë ‘suksesin’ e policisë: I dorëzuam vetë

I vodhën paratë të moshuarit në Vlorë, familjarët hedhin poshtë ‘suksesin’ e policisë: I dorëzuam vetë

Të martën në mesditë policia e Vlorës në komunikatën e saj për media ka bërë me dije për arrestimin e tre të miturve që i vodhën një shumë parash një 70-vjecari.

Babai i njërit prej tyre, Selman Habilaj, babai i Arbër Habilaj thotë se djalin e tij e kanë dorëzuar në polici deri tek dera e komisariatit. Duke i kërkuar falje familjes dhe të moshuarit të dëmtuar nga vjedhja, Selman Habilaj kundërshton policinë duke thënë se e kanë deklaruar djalin si të arrestuar për të treguar që policia ka korrur sukses duke arrestuar të miturit.

Dhurata Habilaj halla e Arbër Habilajt tregon se nipin e saj ka qenë ajo që sëbashku me inspektorin e zonës që e kanë dorëzuar djalin vetëm 15-vjeç në polici. Dhurata tregon se ka bashkëpunuar me policinë gjithë kohës për ti dorëzuar djalin.

Në telefon ajo ka edhe komunikimet me inspektorin e lagjes ku ndihmon policinë në gjetjen e tij. Djali sipas saj është kthyer në shtëpi në datën 7 janar në ora 20:00 të mbrëmjes dhe në 20:20 e kanë dorëzuar në polici.

Albana Shabani nëna e të arrestuarit 16-vjecarit Paulo Kapllani thotë se edhe ajo djalin e saj e ka çuar tek dera e komisariatit. Ajo ka edhe një denoncim për policinë e Vlorës duke treguar se në automjet djalin e saj e kanë goditur.

Nëna e 16-vjeçarit thotë se kanë ushtruar dhunë mbi të për ta nxjerrë nga makina për të bërë videon që është transmetuar më pas në media. Albana Shabani pranon fajin e djalit por për krimin e kryer kërkonte më shumë privatësi.

Arbër Habilaj 15-vjeç dhe Paulo Kapllani u arrestuan pas vjedhjes së kryer të një shumë lekësh ndaj një 70-vjeçari. Me ta bashkëpunëtor dhe një tjetër i mitur. Djemtë janë të rritur jetim ku i mungon njëri prind. Arbër Habilaj me babain me aftësi të kufizuar të verbër.

Familjet jetojnë mes skamjes dhe varfërisë ku kushtet ekonomike dhe shoqëria e keqe si dhe përdorimi i lëndëve narkotike i bënë të miturit të kryejnë të tilla akte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy