Burgje apo dyqan celularësh? 44 celularë / Nga Iphonet tek Samsung, Nokia e Xiaomi në qeli

Burgje apo dyqan celularësh? 44 celularë / Nga Iphonet tek Samsung, Nokia e Xiaomi në qeli

Nuk do të ishte i tepërt krahasimi me tregun “Çam” rezultati i kontrolleve të ushtruar në më pak se 2 muaj në Burgjet shqiptare.

 

Sipas përpunimit të të dhënave të publikuara nga burgjet rezulton se nga Prill 2026 deri në dt.3 Qershor 2026 janë sekuestruar në total 44 telefona celularë mes tyre edhe teksa ishin duke u karikuar.

 

Marka e telefonave që dominon burgjet shqiptare është Iphonë, ndërsa pasohet nga Samsung dhe Xiaomi.

 

Edhe pse mbetet ende një produkt i shtrenjtë Iphonë 17 ProMax rezulton se ka hyrë në burgjet shqiptare, por deri në këtë moment nga kontrollet është gjetur vetëm kasa e tij dhe jo telefoni.

 

Por telefonat e të burgosurve me një numër të konsiderueshëm prej 44 të tillë rezultojnë se kanë nevojë për karikim.

 

Do duhet të ishin kapur edhe 44 karikues, por nga kontrollet janë gjetur 17 të tillë, çka lë të kuptosh që të burgosurit edhe shkëmbejnë karikuesit pasi futja e tyre është sërish jo edhe aq e lehtë.

 

E teksa këto shifra janë zyrtare, jo zyrtarisht nën tregun informal të futjes se sendeve të palejuara në IEVP e vendit flitet se pagesat shkojnë nga 50 euro deri në 1000 euro.

 

Pyetjet që kërkojnë përgjigje janë:

 

A u futën këto sende duke kaluar kontrollin në skaner çdo punonjës dhe staf i burgjeve? 

 

A u futën për një moment, orë ditë apo kjo është një rutinë që vijon prej kohësh?

 

Nëse këto u futën nëpërmjet skanerave, si është e mundur që askush si pa për ti ndaluar?

 

Edhe pas 44 telefonave celularë të gjetur në më pak se dy muaj askush nga stafi i sigurisë apo administrate e burgjeve nuk ka treguar përgjegjësinë morale të dorëheqjes, ndërsa atë penale jo e jo!

 

A është kjo një fushatë pasi u ndërrua drejtuesi i Burgjeve apo ky është një standard që s’do lejojë më të tillë fenomen?

 

1. IEVP Korçë, Fier dhe Rrogozhinë – Në kontrollin e zhvilluar në këto tre institucione u sekuestruan gjithsej 4 telefona celularë: 1 iPhone 15 në Korçë, 1 telefon celular në Fier dhe 2 telefona celularë (Samsung dhe iPhone) në Rrogozhinë. 

 

2. IEVP Fushë Krujë – Gjatë kontrollit në brezin e butë të sigurisë u gjet dhe u sekuestrua 1 telefon celular Samsung. 

 

3. IEVP Shkodër – Në godinën 2 u gjetën dhe u sekuestruan 3 telefona celularë: 1 Xiaomi, 1 Nokia dhe 1 iPhone. 

 

4. IEVP Fier – Në pjesën e jashtme pranë Godinës “A” u konstatuan dhe u sekuestruan 10 telefona celularë. 

 

5. IEVP Peqin – Gjatë kontrollit të të dënuarve u sekuestruan 3 telefona celularë: 1 iPhone dhe 2 telefona të tjerë (Google Pixel dhe Samsung). 

 

6. IEVP Fier – Gjatë kontrollit të një të dënuari u konstatua dhe u sekuestrua 1 telefon celular i tipit iPhone. 

 

7. IEVP Durrës – Në godinën “A” u gjet dhe u sekuestrua 1 telefon celular i tipit iPhone. 

 

8. IEVP Peqin – Në ambientet e dusheve u gjetën dhe u sekuestruan 2 telefona celularë: 1 Samsung dhe 1 Redmi. 

 

9. IEVP Shkodër – Gjatë kontrollit u sekuestruan 3 telefona celularë iPhone; njëri iu gjet një të paraburgosuri dhe dy të tjerë në ambientet e përbashkëta. 

 

10. IEVP Rrogozhinë – Në brezin e butë pranë Godinës nr. 1 u konstatuan dhe u sekuestruan 2 telefona celularë. 

11. IEVP Peqin – Gjatë kontrollit në godinën B, sektori nr. 2, u gjet dhe u sekuestrua 1 telefon celular. 

 

12. IEVP Lushnjë dhe Elbasan – Gjatë kontrolleve u konstatuan aksesorë mjetesh komunikimi, por nuk raportohet sekuestrim telefonash celularë. 

 

13. IEVP Durrës – Gjatë kontrollit në godinën “B” u konstatua dhe u sekuestrua 1 telefon celular iPhone. 

 

14. IEVP Fier, Vlorë dhe Peqin – Raportohet sekuestrim aksesorësh mjetesh komunikimi, por nuk specifikohet numër telefonash celularë. 

 

15. IEVP Fushë-Krujë – Gjatë aksionit blic u sekuestruan 3 telefona celularë. 

 

16. IEVP Fushë Krujë dhe Peqin – Në Fushë Krujë u gjetën 3 telefona celularë, ndërsa në Peqin u sekuestrua 1 telefon celular. Gjithsej 4 telefona celularë. 

 

17. IEVP Durrës – Gjatë operacionit u sekuestruan 3 telefona celularë iPhone. 

 

18. IEVP Rrogozhinë – Gjatë kontrollit ndaj një familjari u zbulua dhe u bllokua 1 telefon celular Samsung që tentohej të futej në institucion. 

 

19. IEVP Fushë Krujë – Gjatë kontrollit të ushqimeve të sjella nga një familjare u zbulua dhe u bllokua 1 telefon celular iPhone. 

 

20. IEVP Shkodër – Kontrolli nuk raportoi gjetje apo sekuestrim telefonash celularë. 

 

21. IEVP Vlorë – Kontrolli nuk raportoi gjetje apo sekuestrim telefonash celularë. 

 

22. IEVP Peqin – Kontrolli i gjerë raportoi sende të ndaluara të ndryshme, por nuk specifikoi sekuestrim telefonash celularë. 

 

23. IEVP Durrës dhe IEVP Rrogozhinë – Gjatë kontrolleve u sekuestrua 1 aparat celular. 

 

 

• Korçë, Fier, Rrogozhinë: 4 

• Fushë Krujë: 1 

• Shkodër: 3 

• Fier: 10 

• Peqin: 3 

• Fier: 1 

• Durrës: 1 

• Peqin: 2 

• Shkodër: 3 

• Rrogozhinë: 2 

• Peqin: 1 

• Durrës: 1 

• Fushë-Krujë: 3 

• Fushë Krujë + Peqin: 4 

• Durrës: 3 

• Rrogozhinë: 1 

• Fushë Krujë: 1 

• Durrës + Rrogozhinë: 1 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy