
Gjykata e Apeli ka lënë në fuqi vendimin për ish-policin Nevaldo Hajdaraj, i cili është dënuar me 18 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i ulet në 12 vite burg.
25-vjeçari Rasha u qëllua teksa po kthehej në shtëpi mesnatën e 8 dhjetorit të vitit 2020, pas përfundimit të afatit të orës policore të atëhershme prej pandemisë.
Ish-polici pretendoi se qëlloi mbi Rashën për shkak se kishte dyshime se ai ishte i armatosur dhe ndjeu rrezik, por kjo rezultoi e pavërtetë, pasi i riu nuk kishte në duar asnjë send të paligjshëm.



