
Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë raportuar 21 persona që e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Po ashtu, raportohet se janë regjistruar 2 mijë e 139 raste të reja.
Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar 13 mijë e 892 persona.
Aktualisht në spitale të shtetit serb janë të shtrirë 1 mijë e 467 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 74 po trajtohen përmes respiratorit.
Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi kanë humbur jetën 15 mijë e 533 persona.
Ministria serbe e Shëndetësisë thotë se deri në orën 15:00 të datës 10 mars 2022, në vend janë testuar gjithsej 8 milion e 891 mijë e 431 persona.



