
Një i ri nga Patosi i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për trafikim të lëndëve narkotike ka përfunduar në prangat e policisë Fier.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Provizor”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Mateo Isufaj, 21 vjeç, banues në Patos.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Laquila-s, Itali, me vendimin e datës 19.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.



