Autoboti i UKT-së përplas për vdekje një qytetare në Tiranë

Autoboti i UKT-së përplas për vdekje një qytetare në Tiranë

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot, pranë Gjykatës Civile në Tiranë.

 

Sipas informacioneve paraprake, një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që lëvizte me motor elektrik në bulevardin Bulevardi Gjergj Fishta.

 

Si pasojë e plagëve të marra, qytetarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. 

Ndërkohë, policia ka ndaluar drejtuesin e autobotit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

-Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në bulevardin “Gjergj Fishta”, automjeti (autobot) me drejtues shtetasin A. B, rreth 52 vjeç, dyshohet se ka përplasur motomjetin elektrik me të cilin lëvizte shtetasja A. B., rreth 72 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy