Vinte baste sportive përmes telefonit, në pranga 46-vjeçari në Korçë

Vinte baste sportive përmes telefonit, në pranga 46-vjeçari në Korçë

Një tjetër rast i organizmit të aktivitetit të lojërave të fatit është goditur në qytetin e Korçës, ndërsa në pranga ka përfunduar një person.

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të operacionit policor “Basti i fundit”, kanë vijuar të ushtrojnë kontrolle në ambiente të ndryshme të qytetit të Korçës, si rezultat i të cilëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Q., 46 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një lokal, në lagjen nr. 10, Korçë, këtij shtetasi iu gjet një celular që dyshohet se përdorej për organizimin e lojërave të fatit.

Gjithashtu në banesën e tij, iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me telefonin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy