Iu fut në shtëpi, tentoi ta përdhunonte dhe goditi me thikë djalin 48-vjeçares, arrestohet i riu në Shkodër

Iu fut në shtëpi, tentoi ta përdhunonte dhe goditi me thikë djalin 48-vjeçares, arrestohet i riu në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar Kol Gecajn, 30 pasi akuzohet se ka hyrë në banesën e një gruaje, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe ka goditur me thikë djalin e saj.

Gecaj ishte me precedent të mëparshëm penal për kultivim bimësh narkotike, ngacmim seksual dhe vjedhje.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale  një armë gjahu (çifte), që u gjet në banesën e 30-vjeçarit.

Njoftimi i plotë:  Shkodër

Hyri në banesën e një shtetaseje, tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe goditi me thikë djalin e saj, vihet në pranga 30-vjeçari.   

Sekuestrohet një armë gjahu (çifte), që u gjet nga Policia, në banesën e këtij shtetasi.   

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, pas kallëzimit nga një  shtetase 48 vjeçe, se një person i paidentifikuar kishte hyrë në banesën e saj, kishte tentuar të kryente marrëdhenie seksuale me dhunë me të dhe në momentin që kishte arritur djali i saj, në banesë, e kishte goditur me thikë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, kanë grumbulluar të gjitha informacionet dhe në përfundim të veprimeve hetimore kanë bërë identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:   

K. G., 30 vjeç, banues në Shkodër, me precedent të mëparshëm penal për kultivim bimësh narkotike, ngacmim seksual dhe vjedhje.  

Ky shtetas ka hyrë në banesën e 48-vjeçares dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Gjithashtu, 30-vjeçari ka goditur me thikë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta fizike, djalin e kësaj shtetaseje, shtetasin Sh. R., 26 vjeç, i cili pasi ka mbërritur në banesë, gjatë ndërhyrjes për ta ndaluar shtetasin K. G. është konfliktuar fizikisht me të. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit K. G., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy