Një makinë është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 10, Korçë.
Zjarri ka rënë zjarr në automjetin “BMW” të parkuar në pronësi të shtetasit Sterjo Gërmenji, ku paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi zjarri është vënë nga jashtë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.



