Vrau një person me armë zjarri dhe i dogji trupin/ Arrestohet në Bari shqiptari i dënuar me 30 vite burg për krimin në Krujë

Vrau një person me armë zjarri dhe i dogji trupin/ Arrestohet në Bari shqiptari i dënuar me 30 vite burg për krimin në Krujë

Është arrestuar në Bari me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë shtetasi Agron Tufa, i cili ishte dënuar me 30 vite burg për një vrasje të kryer në Nikël të Krujës. 
Policia bën me dije se Tufa vrau dhe më pas dogji trupin e shtetasit Kejsi Hysa. 

Në njoftim thuhet:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme në bashkëpunim me partnerët, për kapjen dhe  ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.  Finalizohet nga Policia e Shtetit dhe Policia italiane, operacioni policor i koduar “Informacioni”.  Kapet në Bari, Itali, një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje.  Në vijim të punës gjurmuese me qëllim sigurimin e informacioneve për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale, Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit siguroi informacion në lidhje me vendndodhjen e saktë në Bari të Italisë, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar Agron Tufa, i dënuar nga Gjykata e Krujës, me 30 vjet burgim. 

Informacioni i siguruar nga Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është shkëmbyer në kohë reale nëpërmjet Interpol Tiranës me Interpol Romën dhe falë këtij informacioni Policia italiane në kuadër të operacionit "Informacioni", kapi në Bari, Itali dhe arrestoi me qëllim ekstradimi shtetasin e kërkuar Agron Tufa.  Në vitin 2021, Gjykata e Krujës e ka dënuar këtë shtetas, me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje.  
Shtetasi Agron Tufa, në bashkëpunim me shtetasin H. R.,  ka vrarë me armë zjarri në Nikël, Krujë, shtetasin K. H., dhe më pas e kanë djegur trupin e tij.   Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në vendin tonë”. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy