
Prokuroria e Lezhës ka vendodur mos fillimin e hetimeve ndaj kryebashkiakut Pjerin Ndreu dhe një biznesmeni të cilët në muajin qershor të këtij viti u kallëzuan penalisht nga dy efektivë policie për “pengim të ushtrimit të detyrës”. Pas verifikimeve të kryera, organi i akuzës ka dalë në konkluzionin se nuk ka elementë të vepres penalë, ndaj dhe vendosi mosfillimin e proçedimit penal ndaj kryebashkiakut të Lezhës dhe biznesmenit V. Gj.
Ndreu dhe biznesmeni u kallëzuan penalisht në prokurori, pasi po festonin në orët e vona të 24 qershorit në një lokal në Shëngjin me muzikë të lartë. Sipas deklarimeve të punonjësve të policisë në Prokurorinë e Lezhës, pronari i lokalit, V. Gj., i është përgjigjur me ofendime kërkesës së tyre për të fikur muzikën, ndërsa kryebashkiaku Ndreu i ka penguar me forcë që të shoqëronin në polici pronarin e lokalit.



