Nuk kontrolluan territorin dhe lejuan kultivimin e kanabisit, pezullohen 5 policë në Shkodër (Emrat)

Nuk kontrolluan territorin dhe lejuan kultivimin e kanabisit, pezullohen 5 policë në Shkodër (Emrat)

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka pezulluar nga detyra, 5 punonjës policie në Shkodër.

Mësohet se janë pezulluar Edmond Pepkolaj, Alfred Ndoji, Zamir Mehaj, Petrit Florini dhe Fatmir Alla.

Pezullimi i këtyre punonjësve nga detyra është bërë në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masën e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik", për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi në vitin 2021, pas kontrollit të territorit të fshatrave Curak dhe Shkozë, në Pukë, kanë deklaruar se nuk kanë konstatuar bimë narkotike të kultivuara, ndërkohë që disa ditë më pas, në këto zona janë gjetur të kultivuara 4000 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Njoftimi: Policia e Shtetit

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka pezulluar nga detyra, 5 punonjës policie të strukturave në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, konkretisht:  

Komisarin E. P. (ish-shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Pukë), aktualisht me detyrë shef i Seksionit për Arkivën Kriminale dhe Cilësinë e Informacionit, në DVP Shkodër;  

Inspektorët A. N. (me detyrë SPZ), P. F. (me detyrë ndihmësspecialist për informacionin policor dhe arkivën kriminale), Z. M. dhe F. A. (të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme), në Komisariatin e Policisë Pukë.  

 Pezullimi i këtyre punonjësve nga detyra është bërë në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masën e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik", për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi në vitin 2021, pas kontrollit të territorit të fshatrave Curak dhe Shkozë, në Pukë, kanë deklaruar se nuk kanë konstatuar bimë narkotike të kultivuara, ndërkohë që disa ditë më pas, në këto zona janë gjetur të kultivuara 4000 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy