Tri shpërthime pranë stacioneve policore në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut

Tri shpërthime pranë stacioneve policore në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut

Gjatë natës janë dëgjuar shpërthime në afërsi të stacioneve policore në Zveçan dhe në Mitrovicën e Veriut. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani ka bërë të ditur se me shumë gjasa, bëhet fjalë për shok-bomba. Tutje, ai bëri të ditur se nuk ka të lënduar gjersa theksoi se një veturë e Policisë së Kosovës është dëmtuar. Lidhur me rastin nuk ka ende të dyshuar. Ndryshe, që nga hyrja e kryetarëve të komunave në veri në objektet e komunave më 26 maj, tensionet në veri të Kosovës kanë vazhduar nën kundërshtimin e serbëve lokalë. Tre ditë më vonë, përkatësisht më 29 maj, rreth 30 ushtarë të KFOR-it mbetën të lënduar si shkak i ndërhyrjes së tyre në protesta. Pak ditë më parë, Policia e Kosovës kreu një arrestim në këtë zonë, atë të Millun Millenkoviç, i njohur ndryshe si “Llune”. Arrestimi i tij nga Policia e Kosovës vijoi me kindapimin e tre policëve të Kosovës më 16 qershor nga forcat policore serbe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy