Abuzuan me çmimet e fruta-perimeve, procedohen 4 administratorë në Tiranë

Abuzuan me çmimet e fruta-perimeve, procedohen 4 administratorë në Tiranë

Janë proceduar katër administrator subjektesh, të cilët kishin abuzuar me  çmimet në tregun agro-ushqimor në Kashar, Tiranë, përmes përpilimit të faturave fiktive.

Policia theksoi se kontrolli u krye në zbatim të masave për parandalimin e abuzimit me çmimet si pasojë e shfrytëzimit të situatës, në të gjithë vendin vijojnë kontrollet e përbashkëta për këtë qëllim.

Mësohet se është ushtruar kontroll i befasishëm në tregun agro-ushqimor në Kashar, Tiranë, ku konstatuan dhe proceduan penalisht shtetasit K. Y., 43 vjeçe, M. S., 26 vjeç, I. B., 32 vjeç dhe A. XH., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Pas hetimit me metoda speciale, nëpërmjet ndjekjes së linjës të tregtimit të fruta-perimeve (kryesisht të produkteve mollë, portokalle, limonë), u identifikuan subjekte e mësipërme, ku u ushtrua kontrollet përkatëse, bazuar në deklaratat e disa subjekteve (tregtar të pikave të pakicës).

Shtetasit e mësipërm, në cilësinë e administratorëve të pikave të shumicës në tregun agro-ushqimor në Kashar, dyshohen se kanë përpiluar fatura tatimore me shitje fiktive të çmimit të produkteve që i tregtojnë pikave të pakicës, duke abuzuar dhe përfituar me çmimet e tyre, si dhe kanë ushtruar aktivitetin e tyre tregtar, duke mos e pasqyruar me dokumentacionin përkatës, ku u administruan dhe materiale te tjera jotatimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy