
Një person i cili vodhi një shumë parash dhe një aparat celular në një banesë, është vënë në prangat e policisë së Bulqizës.
Komisariati i Policisë Bulqizë, pas marrjes së denoncimit për vjedhjen e një shume parash dhe një aparati celular në një banesë, në lagjen “Minatori”, ka organizuar punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi E.A., 27 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë për vjedhje.
Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe një aparat celular, në banesën e shtetasit M.B.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.



