
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka bllokuar 100 kg midhje në Vlorë pasi po shpërndahej me furgon në restorantet e bregdetit pa dokumentacion dhe kushte frigoriferike.
Gjithashtu, AKU ka mbyllur një thertore në Korçë dhe ka ushtruar kontrolle në disa qytete të tjera duke bllokuar disa minimarkete që tregtonin produkte të skaduara.



