
Një person ka mbetur i plagosur me thikë paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur, rreth orës 11:00, në lagjen “Pavarësia”, ku si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës(thikë), shtetasi F. P., 57 vjeç, banues në Vlorë.
Pas plagosjes 57-vjeçari është dërguar me urgjencë në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu uniformat blu kanë shoqëruar në ambientet Policore autorin e dyshuar, shtetasin P. S., dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



