Kryeprokurori Adriatik Llalla ka refuzuar sërish të tregojë të vërtetën për kërcënimet në adresë të familjes së tij, ç'ka solli edhe shpërnguljen e kësaj të fundit drejt një vendit të BE.
I pranishëm në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të rinj, Llalla s’ka pranuar të bëjë komente për pyetjet e gazetarëve.
“Sot jemi për një çështje tjetër. Pjesa më e madhe e prokuroreve janë femra, shumë prokurore femra dinë të përballen me kërcënime”, ka thënë ai shkurt.



