Konflikt pronësie mes fqinjëve, plagoset polici

Konflikt pronësie mes fqinjëve, plagoset polici

Një konflikt pronësie mes dy fqinjëve për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi në Tropojë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bujan, ku ka mbetur i plagosur një punonjës policie. 

R. B. ka plagosur me armë zjarri pistoletë, komshiun e tij, A.H., punonjës policie i Komisariatit të Policisë Tropojë.

Ky i fundit në momentin e ngjarjes ishte jashtë shërbimit.

Ai është dërguar në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur punën për kapjen e autorit.

Njëkohësisht është ngritur grupi hetimor për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy