Plagoset me armë zjarri një person në Bulqizë, shpallet në kërkim një person

Plagoset me armë zjarri një person në Bulqizë, shpallet në kërkim një person

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bulqizës, ku në shënjestër ishte Alban Tançi.

 

Nga hetimet e kryera u identifikua dhe u shpall në kërkim Halit Bajraktari, 32 vjeç, banues në Bulqizë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja, e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se, për shkak të një konflikti të mëparshëm, Bajraktari ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, duke e lënë të plagosur në këmbë Alban Tançin, 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

Aktualisht vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e autorit, dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy