
Aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mesditën e sotme në Burrel.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, kur një makinë ka përplasur këmbësorin Aqif Ruka.
Menjëherë pas aksidentit 55-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht ka humbur jetën si pasojë e plagëqve të marra.
Policia dhe grupi hetimor ndërkohë kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhur për shkaqet e plota të aksidentit.



