Një 39-vjeçar ka humbur jetën pasi humbi kontrollin teksa udhëtonte me një motor Hamer.
Policia sqaron se në orën 02:05, në Himarë, një shtetas duke udhëtuar me motor tip “Hamer” me targë TR 440 H, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me shtyllën anësore të rrugës.
Si pasojë, i dëmtuari me iniciale K.Sh nga Tirana është dërguar në Spitalin e Himarës në gjendje të rëndë shëndetësore por për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Kryhen veprimet e mëtejshme në lidhje me rastin.



