Infermieri në Korçë vjedh 10 mln lekë medikamente në spital: Kisha borxhe (VIDEO)

Infermieri në Korçë vjedh 10 mln lekë medikamente në spital: Kisha borxhe (VIDEO)

Një infermier ka përfunduar në prangat e policisë së Korçës pasi akuzohet për dy vjedhje të ndodhura në Spitalit Rajonal Korçë, duke sekuestruar një sasi medikamentesh të ndryshme, me vlerë të konsiderueshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e dy ngjarjeve të ndodhura më datë 08.03.2021 dhe 30.08.2021, ku në farmacinë e Spitalit Rajonal Korçë, u vodh një sasi e konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore me vlerë mbi 1.000.000 lekë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Farmacia”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar shtetasit Nikolin Ciko, 43 vjeç, banues në Korçë (me detyrë infermier pranë Urgjencës së Spitalit Korçë).

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se, ky shtetas kishte vjedhur në farmacinë e Spitalit, një sasi medikamentesh dhe pajisjesh mjekësore, të cilat shërbenin për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe me sëmundje tumorale, ku në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua sasia e medikamenteve.

Në deklaratën e tij pranë policisë, ai ka pranuar vjedhjen e medikamenteve. Justifikimi që përdorur për këto veprime ishte se kishte borxhe dhe kredi për të larë.

Nikolin Ciko ishte infermier në urgjencë dhe merrej me pacientët me covid, për këtë shkak ai dyshohet se ua shiste këtyre pacientëve medikamentet e vjedhura.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy