U bullizua nga bashkëmoshatarët/ 15-vjeçarja tenton vetëvrasjen në Sarandë, dërgohet me urgjencë drejt Traumës

U bullizua nga bashkëmoshatarët/ 15-vjeçarja tenton vetëvrasjen në Sarandë, dërgohet me urgjencë drejt Traumës

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Sarandë, ku një vajzë 15-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i banesës së saj.

Fatmirësisht, tentativa nuk ka rezultuar fatale, pasi adoleshentja është penguar nga tenda e katit të tretë, duke shmangur goditjen e drejtpërdrejtë në tokë. 

Ajo është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Sipas informacioneve, shkak i mundshëm i ngjarjes është bullizimi i vazhdueshëm nga bashkëmoshatarët. 

Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota dhe për të verifikuar pretendimet në lidhje me presionin psikologjik që mund t’i jetë ushtruar vajzës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy