Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, pranë Prefekturës së qarkut, në lagjen “Hajro Çakërri”.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka përplasur një person që po lëvizte nga njëra anë e rrugës, në tjetrën.
I plagosuri është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 19:10, në lagjen "Hajro Çakërri", shtetasi E. M., 36 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Toyota", ka aksidentuar një shtetas të mitur 15 vjeç, (këmbësor) i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.



